Last Updated on 03/04/2026 by Anisa
Papa Leo këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin izraelit, Isaac Herzog. Vatikani ka njoftuar se Papa i kërkoi Herzog që të rihapë të gjitha shtigjet e dialogut për t’i dhënë fund luftës në Iran.
Papa, i cili është shfaqur si një kritik i ashpër i konfliktit rajonal, i kërkoi gjithashtu Herzogut të mbrojë civilët dhe të promovojë respektin për të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare.
Papa Leo XIV pak ditë më parë deklaroi se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe i njollosin duart me gjak. Kjo ishte një deklaratë jashtëzakonisht e ashpër ndërsa lufta në Iran vijon prej më shumë se një muaji.
Udhëheqësi katolik romak nuk përmendi ndonjë udhëheqës specifik botëror, por ai ka rritur kritikat e tij ndaj luftës në Iran në javët e fundit.
Papa ka bërë vazhdimisht thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe tha javën e kaluar se sulmet ajrore dhe të llojeve të tjera duhet të ndalohen.
