Pekini ka bërë të ditur se pozicioni i Kinës kundër imponimit të tarifave është i qartë. Sipas zëdhënësit të ambasadës kineze në Uashington, luftërat tregtare nuk nxjerrin fitues.
“Pozicioni i Kinës kundër imponimit të pakufizuar të tarifave është i qëndrueshëm dhe i qartë. Luftërat tarifore dhe luftërat tregtare nuk kanë fitues, dhe shtrëngimi e presioni nuk mund të zgjidhin problemet. Ne kundërshtojmë fort çdo sanksion të paligjshëm unilateral dhe juridiksion me krah të gjatë, dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime”, shkroi në rrjetin social ‘X’ zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashtington.
Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të Donald Trump ditën e hënë ku ai tha se “çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë tarifë 25% në çdo biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky urdhër është përfundimtar dhe e pakthyeshëm.”
Ai e bëri të ditur në platformën e tij “Truth Social”, duke e bërë efektive menjëherë.
Ky veprim synon të rrisë presionin mbi Teheranin në mes të protestave masive kundër regjimit, ku raportohet se qindra demonstrues janë vrarë nga forcave të sigurisë.
Kina është partneri kryesor tregtar i Iranit (sidomos në blerjen e naftës, shpesh përmes ndërmjetësve), duke eksportuar miliarda dollarë mallra drejt Iranit çdo vit./kb
