Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se nëse marrëveshja nuk arrihet brenda afatit të caktuar nuk ka gjasa që të zgjatet armëpushimi.
Në një intervistë me Bloomberg, Presidenti Donald Trump tha se është e pamundur që ai të zgjasë armëpushimin nëse nuk arrihet një marrëveshje para afatit të fundit, i cili presidenti tha se është mbrëmja e së mërkurës sipas orës lindore.
Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Presidenti Donald Trump tha se do të vazhdojë bllokadën dhe nuk do ta hapë atë.
“Ata duan që unë ta hap. Iranianët duan me dëshpërim që të hapet. Unë nuk do ta hap derisa të nënshkruhet një marrëveshje”, tha Trump, sipas Bloomberg./mxh
