Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
Është paraqitur sot (11 qershor) në Prokurorinë e Posaçme ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Siç shihet edhe në foto, Kule është futur në ambientet e SPAK i vetëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
Kule është një prej figurave më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës./e.t