Ditën e martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht mbi zonat malore nga orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Ndërkohë që në dete, valëzimi pritet i lehtë, me forcë 1-2 ballë./kb
