Moti për ditën e sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit.
Në orët e para të mëngjesit pritet shi me intensitet mesatar, kryesisht në zonat bregdetare dhe qendrore, ndërsa pas mesditës do të ketë intervale kthjellimesh të shkurtra. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 21°C gjatë ditës.
Në veri dhe lindje të vendit, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme, ndërsa në jug parashikohet mot disi më i qëndrueshëm, por me re të dendura.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet, duke e bërë ndjesinë termike më të freskët. /K.M
