Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas metereologëve, moti sot parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/sek.
Ndërkohë, valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2-3 ballë./kb
