Dita pritet me vranësira dhe kthjellime, ndërsa reshje shiu të dobëta e të herëpashershme do të shfaqen në disa zona të vendit. Temperaturat mbeten të ulëta për sezonin, me mot të ftohtë, dhe në zonat malore mund të ketë reshje bore të lehta. Era do të fryjë mesatare, duke u ndjerë më tepër në bregdet.
Gjatë orëve të pasdites vranësirat priren të shtohen, veçanërisht në jug dhe veriperëndim. Kushtet e motit nuk pritet të shkaktojnë problematika të mëdha, por rekomandohet kujdes në zonat malore për shkak të temperaturave të ulëta. Në bregdet, deti paraqitet me valëzim të moderuar./KM
