Moti sot parashikohet kryesisht i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, veçanërisht në zonat bregdetare.
Reshje shiu do të jenë të prezente në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore reshjet do të shfaqen në formë dëbore.
Temperaturat pritet të luhaten nga vlera minimale pranë ose nën 0°C në zonat e thella malore, deri në 8–12°C në ultësirën perëndimore./K.M
