Një qendër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar përkatësiht mbi Adriatik do të sjellë në vendin tonë, vranësira të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Sipas MeteoAlb, intensiteti më i lartë i shirave do të jenë në zonat veriore, veriperendimore si edhe pjesërisht në 1endër të territorit, ku pritet edhe stuhi të forta ere. Orët e pasdites dhe në vijim, do të mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, ku në zonat Jugore priten intensitete të larta të tyre. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe rënie e theksuar në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 26°C përkatësisht në qarqet, Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./k.m
