Një person i dyshuar se është anëtari i katërt i bandës kryesore që grabiti Muzeun e Luvrit muajin e kaluar është arrestuar, raportoi gazeta Le Parisien këtë të martë.
Grabitja e ndodhur në mes të ditës, gjatë së cilës katër persona u larguan me xhevahire me vlerë rreth 102 milionë dollarë, ngriti pikëpyetje mbi besueshmërinë e muzeut më të vizituar në botë si rojtar i veprave të tij të shumta.
Deri tani, nuk është gjetur asnjë gjurmë e xhevahireve të vjedhura./mxh
