Aktorja dhe aristokrati gjenovez udhëtuan së bashku drejt Parisit me avion privat, shijuan mëngjesin në Ritz dhe kaluan kohë së bashku, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen për marrëdhënien mes tyre bën të ditur revista Chi.
Manuela Arcuri dhe Princi Domenico Antonio Pallavicino janë shfaqur gjithnjë e më shpesh bashkë, duke ndërthurur angazhimet zyrtare me momente që duken shumë më intime. Buzëqeshje, duar të kapura dhe selfie së bashku kanë tërhequr vëmendjen.
Aktorja prej kohësh është imazhi zyrtar i Fondacionit Pallavicino, përmes të cilit Princi promovon trashëgiminë kulturore të familjes së tij, e lidhur prej shekujsh me qytetin e Genovës. Së fundmi, Arcuri u zgjodh edhe si kumbara e fluturimit inaugurues të Airidea, kompanisë së re ajrore të lançuar në qershor 2026 me mbështetjen e Princit Pallavicino.
Megjithatë, fotografitë e fundit duket se tregojnë një afërsi që shkon përtej marrëdhënies profesionale. Të dy u fotografuan fillimisht në bordin e avionit privat dhe më pas në Paris, ku shijuan një mëngjes në Ritz dhe shëtitën në disa prej vendeve më të njohura të qytetit.
Mes eventeve mondane, udhëtimeve dhe atmosferës romantike të Parisit, mbetet një pikëpyetje: A fshihet pas kësaj afërsie profesionale edhe një histori dashurie?/mxh
