Teleferiku urban më i gjatë në Europë është inaguruar në periferinë juglindore të Parisit, rreth 17 vite pas propozimit.
Linja e re, e para e llojit të saj, është krijuar për të ndërlidhur periferinë e izoluar të qytetit, që nuk ka infrastrukturë të zhvilluar, me rrjetin e metrove.
Edhe pse është më i gjati në Europë, më i gjati në botë mbetet ai që lidh qytetet e Bolivisë, La Paz dhe El Alto që është 32 kilometra.
Do të jetë edhe shumë ekonomik sepse pasagjerët mund të përdorin një kartë të rikarueshme ose mund të blejnë dy bileta, një për Linjën 8 që kushton 2.50 euro dhe një për teleferikun që kushton 2 euro.
Projekti prej 138 milionë eurosh është konsideruar një alternativë më e lirë krahasuar me ndërtimin e metrove për të lidhur këto lagje periferike./kb
