Last Updated on 26/11/2025 by EL
Parlamenti Europian miratoi këtë të mërkurë një rishikim të rregullores së BE-së për produktet pa shpyllëzim, duke zbutur detyrimet e kujdesit të duhur për bizneset dhe duke vonuar hyrjen në fuqi të
Rregullorja e shpyllëzimit ndalon importet e mallrave të tilla si bagëtia, kakaoja, kafeja, vaji i palmës, goma, soja dhe druri nëse nxjerrja e tyre ka kontribuar në shpyllëzimin ose degradimin e pyjeve.
Fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi më 30 dhjetor 2024, por Komisioni Europian më pas propozoi një shtyrje 12-mujore, të cilën Këshilli dhe Parlamenti Europian e miratuan vitin e kaluar.
Një shqyrtim deri më 30 prill 2026 për të vlerësuar ndikimin dhe barrën administrative të ligjit është përfshirë gjithashtu në tekstin e ri të rregullores dhe eurodeputetët votuan për të përjashtuar librat, gazetat dhe produktet e tjera të industrisë së shtypit nga kërkesat e raportimit.
Ndryshimet u miratuan me 402 vota pro, ndërsa 250 anëtarë të Parlamentit votuan kundër dhe tetë abstenuan./E.T
