Last Updated on 26/08/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë duhen aktorë të rinj”. Zgjedhjet dherezultati i 11 Majit, tregoi se “partiçkat u krijuan ngamatrapazë dhe jo nga përfaqësonjës të brezit të ri tëpolitikanëve”. Edhe rezultati i marrë nga partiçkat, po ashtu dhe sherret banale dhe fyese për ato vota qëmorën nga shqiptarët, treguan formimin real tëkryetarucëve, që deri para 11 Majit, dilnin në ekraneduke ftuar shqiptarët “votoni për ne, jemi e ardhmjajuaj”. Sa qesharakë. Por ja që në listën e kandidatëve, kryetarucët kishin vendosur emrat e tezeve, hallave, dajave, mamave, baballarëve, nipërve, me soj dhesorrollop, dhe asnjë emër tjetër, anëtari apo kontribuesi. Pra, ende pa nisur mirë nga rrugëtimi i tyredrejt një “politike progresiste”, ata kishin nisurmatrapazllëqet me lista dhe emrat e kandidatëve. Zoti edeshi, që ata të merrnini vetëm 1 deputet, dhe ai me sherre dhe shamata. Madje u shanë me libër shtëpiekryetarucët e partiçkave, aq sa ata që kishin votuar përata, shqyen sytë dhe thanë me vehte se “si votuam ne për këta pazarexhinj”. Por ja që, fushata mbaroi, rezultati u shpall, ashtu edhe lista emërore e deputetëve, ku partiçkat e “politikës së të ardhmesShqipërisë”, me shumë sforco morën 1 deputet. Dhesherri nuk ka mbaruar, pasi kryetarucët e tyre nuk e kanë mbyllur sherrin akoma. Kjo natyrisht është për tëqeshur dhe për të qarë. E ndërsa shqiptarët presin, qënga gjiri i tyre të dalin emra të rinj, për të përfaqësuardenjësisht politikën e re europianiste në këtë vend, shohin se si krijohen partiçka me familjarë dhe farafiskryetarucësh, dhe pastaj durojnë dhe lexojnë në media edhe sherret banale mes tyre. Të joshur nga politika e vjetër 35 vjeçare, dhe të kthyer në “ushtarë” të kastëssë vjetër të kësaj politike, ata vegjetuan fare pak nëskenën e madhe, duke menduar se do të kishin fitime tëmëdha. Harruan se “luani nuk të hap rrugë kollaj”, dhese pjesën më të madhe kërkon ta hajë vetë. Edhe pse nëfushatë u ftuan nga opozita ti bashkohen asaj, ata me gjoja “fodullëk” deklaruan se “ne do të jemi fituesit e 11 Majit”. Në fakt, kallauzi ishte gjetkë. Pazaret ishinbërë, dhe pazaret po bëhen akoma dhe sot pa nisur 10Shtatori. Shqiptarët e dinë tanimë se, partiçat e reja, dhe kryetarucët e tyre, janë thjesh pazarexhin, matrapazë, dhe leva të bindura të politikës së vjetër, me seli në ish-SHQUP. Në politikë nuk mund të futesh me formim të gjysmuar, dhe plane të paracaktuara për tëfituar “llokma të mëdha”, pa e nisur fillimisht nga pikazero. Shqipëria (si vend ballkanik) ka specifikat e sajedhe në skenën politike. Nuk është e lehtë të ngjiteshnë majë, nqs nuk je njeri i duruar, i ekuilibruar, tolerant dhe aspak arrogant. Kryetarucët e rinj, i morën gabimleksionet e para nga ish-lideri historik, dhe kjo ikushtoi atyre shumë, aq sa në zgjedhjet e tjera, ata nukmund të marrin as votat e farafisit, jo pastaj tëshqiptarëve./kb
