Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të “përmbajë” sulmet e ardhshme ndaj fushave iraniane të gazit, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur mbrëmjen e kaluar, Netanyahu hodhi poshtë gjithashtu akuzat se ai kishte tërhequr Trumpin në konfliktin me Iranin, duke theksuar se vendimet e Izraelit janë të pavarura.
Ndërkohë, situata në rajon mbetet e tensionuar. Shpërthime janë raportuar në Jerusalem dhe Teheran, ndërsa ministri i jashtëm iranian paralajmëroi se vendi do të reagojë me “zero përmbajtje” në rast të sulmeve të reja ndaj infrastrukturës së tij.
Në zhvillime të tjera, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini raportuan sulme me raketa dhe dronë gjatë orëve të fundit, të cilat disa prej tyre ia atribuuan Iranit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), numri i viktimave në Iran ka arritur në 3,186 që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt.
Ndikimi i përshkallëzimit është ndjerë edhe në tregjet ndërkombëtare, ku çmimet e gazit janë rritur ndjeshëm në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmit ndaj kompleksit energjetik Ras Laffan në Katar. Kryeministri i Katarit e cilësoi këtë zhvillim si një “përshkallëzim shumë të rrezikshëm”./Kb
