Lufta në Lindjen e Mesme nisi më 28 shkurt me sulmin “parandalues” SHBA-Izrael të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke hapur një kapitull të ri përplasjesh direkte me Iranin. Që nga ajo ditë, operacionet janë zgjeruar dhe janë shndërruar në një konflikt të hapur me pasoja të rënda ushtarake dhe politike. Zhvillimet më tronditëse janë eliminimi i liderit suprem Ali Khamenei dhe i zyrtarit të lartë Ali Larijani nga sulmet izraelite, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm në krye të Iranit me ardhjen në pushtet të Mojtaba Khamenei-t dhe duke e çuar rajonin në prag të një përshkallëzimi të pakontrolluar.
➤ Trump ka kërcënuar goditje të drejtpërdrejta ndaj infrastrukturës jetike energjetike të Iranit, ndërsa pas sulmit izraelit ndaj fushës gjigante të gazit South Pars, çmimet e gazit dhe naftës kanë shkuar në ‘qiell’./kb
