Antonio Banderas dhe Melanie Griffith janë parë sërish bashkë në publik, më shumë se 10 vite pas ndarjes së tyre, duke dëshmuar se marrëdhënia mes tyre mbetet e afërt dhe miqësore.
Dy aktorët u fotografuan teksa largoheshin nga një darkë, të shoqëruar nga vajza e tyre Stella, tashmë 29 vjeçe. Ata dukeshin të qetë dhe në harmoni, duke ecur pranë njëri-tjetrit si një familje e bashkuar, pavarësisht divorcit të hershëm.
Për këtë dalje, Banderas kishte zgjedhur një stil elegant me pantallona të zeza, xhaketë me shkëlqim në nuancë argjendi dhe këpucë të errëta, ndërsa në dorë mbante një kapelë. Griffith u paraqit me një look më casual, me xhinse dhe xhaketë lëkure të zezë. Ndërkohë, Stella u shfaq elegante me pantallona të bardha dhe një pallto në ton fildishi.
Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 1995 gjatë xhirimeve të filmit “Two Much”, ndërsa një vit më vonë kurorëzuan lidhjen në martesë. Pas 18 vitesh së bashku, ata vendosën t’i japin fund martesës në vitin 2015, duke theksuar se ndarja erdhi në mirëkuptim të plotë dhe me respekt të ndërsjellë.
Një detaj që bëri bujë në atë kohë ishte tatuazhi i Griffith me emrin e Banderas, të cilin ajo vendosi ta heqë pas divorcit, duke e zëvendësuar më vonë me emrat e fëmijëve të saj.
Edhe pse rrugët e tyre romantike u ndanë, lidhja familjare mbetet e fortë. Në një intervistë të mëparshme, Banderas është shprehur se Griffith vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së tij, duke e cilësuar si një nga njerëzit më të afërt dhe mikeshë shumë të veçantë./mxh
