Pas përplasjeve të një dite më parë, sot ka vijuar normalisht procesi mësimor në Universitetin e Vlorës.
Studentët duket se kanë hequr dorë nga bojkoti, duke iu rikthyer sërish auditoreve.
Situata duket e qetë dhe normale, pas tensioneve të një dite më parë në këtë universitet, ku efektivët mësynë në universitet duke bllokuar studentët që protestonin, t’u bënin thirrje studentëve të tjerë për t’ju bashkuar protestave./k.m
