Ditën e djeshme socialistët dorëzuan në Kuvend draftin e tyre të propozimit për reformën administrativo-territoriale. Sipas këtij propozimi, raportohet se do të jenë 15 bashki që shkruhen duke e çuar kështu numrin nga 61 në 46. Mirëpo ky propozim i PS ka hasur kundërshtinë e e banorëve të shumë qyteteve, një rej tyre edhe Klosi.
Ku administrata e bashkisë Klos, mësohet se mëngjesin e sotëm ka bojkotuar punën në shenjë proteste për propozimin e Partisë Socialiste, sipas raportimeve protesta e tyre ka zgjatur për rreth 10 minuta.
Kujtojmë se sipas hartës së re territoriale, bashkia e Klosit do të shkrihet me atë të Matit, duke u qaujtur kështu Bashkia Mat. Ndërsa ditën e djeshme banorët e Poliçanit u ngritën në protestë kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Beratin, ndërsa që prej fillimit edhe banorët e Prrenjasit kanë kundërshtuar reformën territoriale./ad
