Last Updated on 13/10/2025 by EL
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të marrë pjesë në samitin për Planin e Paqes në Gaza pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.
Në këtë samit do të marrin pjesë edhe 20 liderë të tjerë shtetesh. Presidenti amerikan do të kryesojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme.
Avioni presidencial amerikan, ‘Air Force One’ u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.
Sharm el-Sheikh është vendi ku përfaqësues nga Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara u takuan javën e kaluar për të finalizuar marëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Trump udhëtoi drejt Egjiptit pas vizitës që pati në Izrael ku mbajti një fjalim në Parlament./e.t
