Last Updated on 17/09/2026 by EL
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Sipas një njoftimi të bërë nga qevria e Kosovës, Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tytre lidhur me këtë vendim të dhënë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, teksa kanë diskutuar për rrugët dhe mënyrat që duhet të ndiqen për korigjimin e vendimit në shkallën e apelit.
Kurti pasi e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, theksoi se ai duhet të ndryshohet pozitivisht në apel. Kryeministri i Kosovës ka theksuar gjithashtu se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të drejta dhe të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë./et
