Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Të mërkurën u mbajt 34 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike ku munguan disa prej themeluesve.
Ish- deputeti Fatbardh Kadilli i ftuar në ‘Tirana Live’ u shpreh se PD është e përçarë me dy grupe të ndarë në Berishistë dhe Antiberishistë.
Sipas tij, shumë prej demokratëve janë të lodhur ngë rikthimi i Berishës dhe kanë zgjedhur braktisjen.
“ Nuk është e re që PD është shumë e fragmentuar, opozita është e fragmentuar. PD është e grupuar në institucionin formal me forumet e zgjedhura prej saj dhe tjetra është aAntiberishistët.
Kur festat e themelimit kthehen në tribuna hiearkike e humbasin vlerën dhe çdokush gjen mundësinë ta kujtojë në mënyrë personale. Ështe krejt e logjikshme që shumë prej themeluesve të ndihen të lodhur nga rikthimi edhe një herë i Berishës në PD. Shumë prej tyre s’kanë pasur kurajo ta denoncojnë, ta pengojnë kthimin e tij, por kanë zgjedhur braktisjen dhe injorimin.
Unë do të preferoja nga çdo demokratë të shprehi qartë, pranon të vazhdojmë si demokratë me një parti që është kthyer pronë e Berishës apo një parti që aksionet individuale politike, karrierat të jenë të lançuara të mbrojtura të promovuara. PD është pronë private e Berishës. Unë e refuzoj këtë model politik që po ndjekim, e refuzoj që ne të kthehemi pas.
Që nga ’92, u bë e qartë që ka dy linja një e Berishizmit dhe e fanatikëve, servilëve atyre që e donin lider dhe një tjetër të atyre që ishin themeluesit e vërtetë që përfaqësonin vlerat e vërteta. Këto dy linja kanë bashkëjetuar me shumë vështirësi.” / S,M