Last Updated on 08/10/2025 by adminfjala
Eduart Brahilika është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Matit. Ai është me profesion avokat dhe ka marrë besimin e strukturave të PD, për të garuar përballë socialistit Altin Bojni.
Bashkia e Matit është mes gjashtë bashkive që do të përfshihen në procesin e zgjedhjeve të pjesshme më datë 9 Nëntor, për shkak se kryebashkiaku i saj Agron Malaj u zgjodh deputet në parlamentaret e 11 Majit dhe u detyrua të linte në mes mandatin si kryebashkiak.
Newsbomb.al mëson se Eduart Brahilika është me profesion avokat dhe një aktivist i angazhuar prej vitesh me strukturat e Partisë Demokratike.
Gjithashtu, Brahilika rezulton se ka qenë dhe drejtor i Burgut të sigurisë së lartë në Burrel, në vitin 2008, kur dy të burgosur me dënim të përjetshëm tentuan arratisjen. Në atë kohë, Eduart Brahilika u arrestua bashkë me disa zyrtarë të tjerë të burgut.
Veç Bashkisë së Matit, në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 Nëntor 2025, sipas dekretit të Presidentit të Republikës, do të shkojnë dhe qytetarët e bashkive Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Cërrik. m.p.
