Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) bëri një demonstrim të qartë të fuqisë ushtarake, duke i dërguar një mesazh të fortë bashkësisë ndërkombëtare, por edhe me marrës të qartë në Tajvan dhe Perëndim.
Në qendër të operacioneve ishin njësitë e artilerisë raketore, të cilat konsiderohen si “artileria e rëndë” e makinës ushtarake kineze.
Sipas raporteve zyrtare, ushtarët e brigadave elitare janë angazhuar në një intensifikim të plotë të gatishmërisë së tyre luftarake, me qëllim që të bëhen “karta e fortë” e Pekinit në operacionet e goditjeve me rreze të gjatë veprimi.
Kjo lëvizshmëri nuk konsiderohet e rastësishme nga analistët, pasi ndodh në një kohë tensioni në rritje në Ngushticën e Tajvanit. Udhëheqja kineze, nëpërmjet këtyre ushtrimeve, nënvizon aftësinë e saj për të arritur goditje kritike me precizion nga distanca të gjata, duke mbrojtur aspiratat e saj strategjike në rajon.
Përkushtimi i njësive të artilerisë për përsosjen e taktikave të sulmit me zjarr tregon se Kina nuk është më e kufizuar në ushtrimet konvencionale, por po përgatitet për skenarë me intensitet të lartë, duke e bërë të qartë se gatishmëria e saj operacionale është në nivelin më të lartë në vitet e fundit./mxh
