Last Updated on 07/07/2026 by EL
Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash.
Mjeti ka qenë në ecje teksa ka marrë zjarr, fatmirësisht drejtuesi ka arritur të dalë në kohë pa u dëmtuar.
Forcat e MZSH Pogradec kanë mbërritur në kohë për të shuar flakët, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në sistemin elektrik të mjetit./et
