Mjeku i njohur Erjon Dasho ndau sot detaje lidhur me Ebolën, pasi shpërthimi i këtij virusi në Republikën Demokratike të Kongos bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallë emergjencë globale shëndetësore.
Duke folur në A2 CNN, Dasho tha se bëhet fjalë për një virus që vjen nga kafshët dhe është një sëmundje endemike në zonën e Afrikës.
Sipas ekspertit, Ebola ka simptoma si viruset e tjera, me dhimbje koke, muskusjsh dhe ethe
Dasho shtoi se ky virus, në rast përkeqësimi, mund të përfundojë me gjakderdhje në organet e brendshme.
“Është virus që vjen nga kafshët, është endemik në zonën e Afrikës. Besohet se kanë rezervuar lakuriqët e natës dhe ajo që dihet është se që prej izolimit të parë të tyre, ka raste thuajse çdo vit në Afrikën qendrore dhe perëndimore. Është sëmundje që shkakton hemorragji të brendshme. Fillimet janë të ngjashme me virozat e tjera, me dhimbje koke, muskujsh dhe ethe. Por, në rastet fatale përkeqësohen shumë shpejt dhe vijojnë me vjellje e diarre, duke përfunduar me gjakderdhje nga organet e brendshme”,-tha Dasho./kb
