Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e policisë.
Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, ndërsa nuk është përfundimtar pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit.
Largimi i tij raportohet se vjen pas një incidenti të ndodhur pak ditë më parë, ku pasi iu komunikua shkarkimi nga detyra si drejtor i DVP Shkodër, Berberi ka kanosur dhe ofenduar drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, e cila e ka kallëzuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Së fundmi Berberi ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës./mxh
