Last Updated on 04/09/2026 by EL
Është përkeqësuar situata e zjarrit në Himarë teksa raportohet se flakët po u afrohen banesave pranë.
Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi. Të favorizuara nga era e fortë që fryn në zonë, flakët u janë afruar banesave.
Situata mbetet shqetësuese, ndërsa në drejtim të Himarës është nisur një zjarrfikëse e Vlorës pas kërkesës për ndihmë nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.
