Mijëra persona janë evakuuar dhe një viktimë është raportuar në provincën Songkhla, në jug të Tajlandës, si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë goditur zonën.
Autoritetet lokale njoftuan se situata mbetet kritike dhe se nivelet e ujit po rriten me shpejtësi.
Banorët janë evuakuuar nga të gjitha zonat me rrezik të lartë në Hat Yai. Trupat ushtarake dhe ekipet e emergjencës janë vendosur nëpër qytet për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Ndërkohë, kryeministri i Tajlandës ka urdhëruar ngritjen e një qendre të posaçme komanduese në Songkhla, për të koordinuar përballimin e situatës së rëndë që ka prekur disa provinca jugore.
Autoritetet paralajmërojnë se reshjet pritet të vazhdojnë, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme./mxh
