Dy persona kanë humbur jetën në ishullin francez të Korsikës, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
INTEMPÉRIES : Deux personnes ont été retrouvées mortes en Corse-du-Sud après que leur voiture a été emportée par les inondations. Les pompiers ont réalisé plusieurs opérations de sauvetage. https://t.co/VHFpOKBmuU
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) November 6, 2026
Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, i cili bëri të ditur se një grua 40-vjeçare që ndodhej në automjet arriti të shpëtohej. Ngjarja ndodhi në zonën e Corse-du-Sud, ku ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit kanë kryer disa ndërhyrje për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.
Les intempéries ont fait deux morts en Corse-du-Sud, vendredi 6 novembre. Une voiture transportant trois personnes a été emportée par les flots entre Porto-Vecchio et Bonifacio. Un occupant a pu être secouru, les deux autres ont été retrouvés morts dans le véhicule. La Corse, placée en vigilance orange “pluie-inondation”, est touchée par d’importantes inondations et des éboulements.
— franceinfo (@franceinfo) November 6, 2026
Shërbimi meteorologjik francez kishte paralajmëruar për reshje të rrëmbyeshme dhe rrezik përmbytjesh në Korsikë, si dhe në disa zona të Francës jugore./k.m
