Last Updated on 08/01/2026 by EL
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin tonë.
Ndreu liston disa arsye si urbanizimi, ndërtimet, investimet, bllokimi i kanaleve kulluese, për situatën e përmbytjeve.
“Të gjithë kemi faj! Banoret që derdhen lekët e nuk menduan ca i pret, por qe as s’jua tregoi kush! Shteti rrumpalle që i la të bënin si të donin!”, tha Ndreu.
Ndërsa më tej, kryebashkiaku i Lezhës, thekson në postimin e tij, se tashmë duhet të mendojmë për zgjidhjen e këtij problemi madhor.
Postimi i plotë:
Kush eshte fajtori?!
Ka nje corbe prononcimesh ne rastin e permbytjeve, duke shfry gjithe talentin e bojatisjes me boje te kujdo per situatat qe vijne here pas here! Por kush eshte fajtori? Jam une? Po jam! Eshte nje tjeter? Po eshte! Jemi ne? Po jeni te gjithe! Por ka nje radhe kjo pune si per cdo gje!
E para eshte krimi i baterdise se urbanizimit pa pike kriteri te pas 92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bene qe te dynden ne fusha me ndertime mbi kolektore, kanale kulluese e vaditese e ku ju tek kujdo qe donte nje shtepi ne fushe! Shteti ku ishte? Shkrihej me injorancen e vet gjoja te permiresimit te jeteses se atyre qe u shperngulen ne hesap te vet! Po kanalet e ujrave te zeza, te bardha, rruget,energjia, shkolla, ambulanca?! As se vrau njeri radaken per keto! Fut e bje, nderto ku te duash! Dy shtepia ketu, nje atje pertej, kater te tjera mbi kanale!
E dyta, kanalet kulluese u lane ne dite te kiametit, 30 vite pa prekur! As su be nje vleresim se sa jane te bllokuara per shkak te ndertimeve e sa jane eficente qe duheshin hapur! As u mor ndonje iniciative per te vendosur rregull urban dhe orjentuar zhvillimin! Se beme asnjeri dmth, me themel sic duhet!
E treta, investimet u bene sipas nje trajektore jo studimore qe te eliminonin vershimin e perrenjeve! Nuk u pa pothuaj fare si opsion disiplinimi i ketyre prurjeve malore, me prita dhe devijime rrjedhjesh larg qendrave te banuara!
E katerta, ekspertet e zote i nisen per ne shtepi. Nuk i duheshin askujt! Ca vdiqen te pa vleresuar! Ca jetojne te paperfllur! Ca qe erdhen, bene shkolla me leke e ku e di une me cfare, dhe se kane idene si zgjidhen keto gjera! As nuk duan te mesojne!
Te gjithe kemi faj! Banoret qe derdhen leket e nuk menduan ca i pret, por qe as s’jua tregoi kush! Shteti rrumpalle qe i la te benin si te donin! Ne qe se gjejme dot si zgjidhet ky lemsh qe do e kemi ne fyt rast pas rasti! Ky ka faj e une skam faj, eshte nje tymnaje qe duhet tjua kursejme qytetareve te gjithe ne! Te ulim koken e te mendojme ca mund te zgjidhim, sepse te gjithe e kemi vene nga nje tulle ne kete baterdi!/E.T
