Të paktën gjashtë persona humbën jetën këtë të diel, pasi dy helikopterë u përplasën në Rio de Janeiro të Brazilit.
Në një deklaratë nga autoritetet zjarrfikëse njoftohet se helikopterët më pas u rrëzuan në parkingun e një koncesionari makinash elektrike, duke ndezur një zjarr që përfshiu të paktën 20 automjete.
“Të paktën gjashtë viktima janë konfirmuar, të gjithë ishin anëtarë të ekuipazhit të avionit të përfshirë në aksident”,-theksohet në deklaratë.
Aksidenti u shënua në në periferinë perëndimore të Recreio dos Bandeirantes në Rio.
Rrëzimet e avionëve të vegjël janë të zakonshme në Brazil. Muajin e kaluar një aeroplan i vogël u rrëzua në anën e një ndërtese në qytetin juglindor të Belo Horizonte, duke vrarë pilotin dhe ndihmëspilotin./Mxh
