Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale lidhur me situatën që përfshin artistin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Në deklaratën e tij, Shabani bën të ditur se ka dorëzuar pranë organeve të rendit prova të reja, të cilat sipas tij lidhen me lëvizje të dyshimta automjetesh pranë ambienteve të ONIMA-s. Ai thekson se këto elemente duhet të merren në konsideratë nga prokuroria për të vlerësuar rrezikshmërinë ndaj tij dhe stafit.
Sipas tij, në bashkëpunim me përfaqësuesin ligjor, pritet të paraqiten edhe materiale të tjera që lidhen me veprime të organizuara nga grupe të ndryshme, të cilat ai pretendon se kanë synuar përfitime financiare përmes kërcënimeve të armatosura ndaj kompanisë./kb
