Last Updated on 30/10/2026 by EL
Një përplasje e ashpër me grushte ka njollosur supersfidën e javës së 9 të Superligës mes Egnatias dhe Teutës. Në momentet që po zhvillohej sfida disa tifozë janë përleshur më njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë qenë tifozë rrogozhinas kundër atyre durrsak apo sherri ka ndodhur mes tifozërisë vendase.
Ndeshja Egnatia-Teuta u fitua 1-0 nga rrogozhinasit të cilët për më tepër morën edhe kryesimin e kampionatit në dëm të durrsakëve./et
