Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:20.
Në këtë përleshje janë përfshirë 15 persona. Shkak i sherrit mësohet se ka qënë një provë. Nga përplasja fizike kanë marrë lëndime 11 persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, 10 persona janë shoqëruar.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR -Lipjan 24.06.2026-18:20. Jane arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kan pësuar 11 persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia./ad
