Autoritetet ukrainase kanë nisur një hetim pas incidenteve të ndodhura në qytetin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, ku një përplasje mes personelit ushtarak, policisë dhe qytetarëve shpërtheu gjatë rekrutimit të një të riu për shërbimin ushtarak.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të ditur se janë hapur dy hetime paraprake penale lidhur me ngjarjen, ku u përfshinë anëtarë të forcave të armatosura, efektivë policie dhe rreth 200 qytetarë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra persona që rrethojnë një automjet ushtarak, duke brohoritur “turp” dhe duke sharë personelin. Turma thyen xhamin e përparmë të automjetit dhe më pas e përmbys atë, mes duartrokitjeve të të pranishmëve./mxh
