Last Updated on 18/10/2026 by EL
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, në ditën e gjashtë të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve.
Pas përshkallëzimit të situatës, turma është zhvendosur drejt qendrës së Tiranës, në hyrje të Rrugës së Durrësit, ku efektivët kanë nisur shoqërimet e para.
Përplasjet nisën pasi protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë që përdoret për hedhjen e ujit, ndërsa uniformat blu u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të para të protestave shkon në 272 persona të lënduar. Sipas të dhënave të raportuara, 169 prej tyre janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë./ET
