Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratave të Lutfi Hazirit në një intervistë për Vox, duke akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk ka treguar të vërtetën për mënyrën se si u propozua emri i Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Sipas Buzhalës, deklaratat e Hazirit tregojnë se Sejdiu nuk ka qenë thjesht një propozim i LDK-së, siç ka pretenduar Abdixhiku ditët e fundit, por një emër që figuronte si në listën e LDK-së, ashtu edhe në atë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Buzhala ngre gjithashtu dyshime për rolin e Vjosa Osmanit në negociatat mes dy palëve, duke sugjeruar se ajo mund të ketë qenë figura që ka ndikuar në përzgjedhjen e emrit të Sejdiut.
Reagimi i plotë:
Pra, Lutfi Haziri ne nje interviste ne Vox te Lirim Mehmetaj e nxori ne rren Lumir Abdixhikun.
Lumiri tash e disa dite e ka marre tupanin, tuj bertite, qysh Bekim Sejdiu ka qene propozim i LDK’se.
Luta tha keshtu: LVV i ka pase 10 propozime, LDK 3 propozime, kurse emri i Bekim Sejdiut ka qene edhe ne listen e LVV’se, edhe ne listen e LDK’se.
Per emnin e Bekim Sejdiut, tha Luta, kurkush prej deputeteve te LDK’se nuk e ka dite, pervec ekipit negociues, ku ka qene Lumiri, Luta e Vjosa.
E tash, a ka dikush qe mundet me me binde qe Vjosa nuk ka qene duke lujte me dy ekipet, edhe me ekipin e LVV’se, edhe me Lumirin.
Pra, loja paska qene keshtu: ai propozim qe eshte ne dy listat kualifikohet per kandidat. Befasisht emri i prosor Bekimit paska qene edhe ne liste te LVV’se edhe ne ate te Lumirit.
Nje dirixhent paska punu. Ai dirixhent, besoj une, ka qene Vjosa.
Gjithashtu, Luta tha, une e kam dite qe emri i Bekimit nuk kalon ne LDK.
E pse e propozute, pa e marre pelqimin e grupit, e pyeti Lirimi.
“Kryetari”, tha Luta.
Kaq sa i perket rrenes qe Beka ishte propozim i LDK’se./ad
