Një anije është përfshirë nga flakët në Detin e Zi, pranë brigjeve të qytetit rus të Soçit. Nuk është e qartë nëse ka pasur naftë në bord, por videot dhe fotografitë në Telegram dhe X tregojnë anijen të përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur.
Plazhet në Soçi janë mbyllur, sipas Sirius, një territor federal që ndodhet pranë qytetit. Kjo vjen pasi dy anije mallrash u sulmuan më parë në Detin e Zi, pranë bregdetit bullgar.
Rumen Radev, kryeministri bullgar, tha se dronë detarë dhe ajrorë kishin sulmuar anijet rreth 70 milje larg qytetit të Byalas.
Presidenti Zelenskyy tha gjithashtu se ishte një sulm i kombinuar me dronë “kundër anijeve civile” i kryer nga Rusia.
Në fjalimin e tij në mbrëmje, ai tha se Moska po përpiqej ta “kthente pjesën perëndimore të Detit të Zi në një vend krejtësisht të papërshtatshëm për lundrim”.
Soçi ndodhet në bregdetin lindor të Detit të Zi dhe ka qenë qyteti i famshëm ku u zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2014. Byala është pothuajse përballë, në anën perëndimore./mxh
