Një sulm ka ndodhur këtë të diel ndaj një anijeje cisternë në Ngushticën e Hormuzit, duke dëmtuar dhomën e motorit të saj. Lajmi është bërë i ditur nga Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), e cila nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur sulmi.
Sipas UKMTO, ekuipazhi i anijes është i sigurt dhe nuk raportohet për viktima. Po ashtu, deri më tani nuk janë konstatuar ndikime mjedisore si pasojë e incidentit.
Autoritetet detare kanë nisur vlerësimin e situatës, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit dhe origjina e raketës që goditi anijen.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Pas nisjes së luftës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ky i fundit vendosi të bllokojë këtë rrugë detare, ndërsa Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën me një bllokadë ndaj porteve iraniane./et
