Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë, pasi kishte e përshtatur ambientin për shitje të lëndëve narkotike dhe lojëra fati.
Në përfundim të operacionit të koduar “Rezultati”, u vunë pranga shtetasi E. C., 47 vjeç, banues në Vaqarr.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje, si dhe pajisje dhe sende nëpërmjet të cilave dyshohet se luheshin lojëra fati të ndryshme.
Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontroll në banesën e 47-vjeçarit, ku u gjetën 1 radio, 1 palë pranga, 1 mjet prerës (thikë) dhe sasi fishekësh, që dyshohet se posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme, nga djali i tij, shtetasi K. C., 22 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./k.m
