Pete Davidson duket se po e përjeton pa shumë dramë ndarjen nga modelja Elsie Hewitt, vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Scottie.
Burime pranë komedianit të njohur të “Saturday Night Live” bëjnë të ditur se ai është në një periudhë të qëndrueshme emocionalisht dhe i rrethuar nga mbështetja e miqve dhe kolegëve të tij në botën e showbiz-it.
Sipas tyre, Davidson ka shfaqur një gjendje më pozitive kohët e fundit, sidomos pas pjesëmarrjes së tij në një event komik të transmetuar në Netflix, që thuhet se i ka ndikuar për mirë në humor dhe energji.
Edhe pse marrëdhënia me Hewitt ka marrë fund, të dy raportohet se po ruajnë një raport korrekt për hir të vajzës së tyre, duke e vendosur atë në qendër të çdo vendimi.
Burime të tjera theksojnë se aktori ka vazhduar të ofrojë mbështetje për ish-partneren dhe fëmijën, përfshirë ndihmë financiare dhe organizative për jetesën e përditshme.
Megjithatë, pranë çiftit thuhet se ndarja është përfundimtare dhe se problemet mes tyre kishin nisur kohë më parë, duke e bërë rikthimin e mundshëm thuajse të pamundur.
Pete Davidson dhe Elsie Hewitt u bënë prindër në fund të vitit të kaluar, ndërsa lajmi për ndarjen e tyre u konfirmua së fundmi në media./mxh
