Last Updated on 17/03/2026 by Kesjana
Milioneri amerikan i teknologjisë Peter Thiel ka hapur një seri leksionesh private në Romë mbi konceptin e “Antikrishtit”, duke shkaktuar reagime dhe debat në qarqet fetare dhe politike.
Sipas raportimit të CNN, leksionet po zhvillohen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, ndërsa vendndodhja e tyre nuk është bërë publike. Në këto diskutime, Thiel fokusohet te figura e Antikrishtit në doktrinën e krishterë – një figurë që besohet se do të kundërshtojë Jezusin para ardhjes së dytë. 
Ngjarja është ndjekur me kujdes nga Vatikani dhe ka ngjallur shqetësime në qarqet katolike. Kritikat lidhen edhe me mënyrën se si Thiel ndërthur idetë fetare me teknologjinë dhe politikën, veçanërisht në lidhje me inteligjencën artificiale dhe rregullimin e saj.
Themeluesi i kompanive si PayPal dhe Palantir ka shprehur më parë pikëpamje se një “Antikrisht modern” mund të shfaqet përmes një sistemi global që premton siguri ndaj krizave si luftërat, inteligjenca artificiale apo ndryshimet klimatike, por që mund të çojë drejt kontrollit totalitar./kb
