Last Updated on 27/11/2025 by Monika
Analisti Andi Bushati, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut dhe çështjen që pritet të shqyrtojë GJK, deklaroi se kryeministri Rama po kërkon “gjilpërën në kashtë” me pretendimin se po i rrëmbejnë kompetencat.
Bushati se deklaroi se SPAK nuk ka vajtur në Parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, pasi ka patur sinjale të qarta që Rama nuk ka ndërmend ta dorëzojë.
Andi Bushati: Kryeministri thotë po më vjedhin kompetencat, po cënohet imuniteti i deputetit, njëri pushtet po ndërhyn te tjetri. Në fakt, për mua kjo është të kërkosh gjilpëren në kashtë. Ky mund të jetë debat midis konstitucionalishtësh. Kur një ministër vjedh, çfarë duhet të bëjë? Duhet të qëndrojë në detyrë? Këtu po quhet grusht shteti kur pezullohet një njeri që dyshohet se ka vjedhur, të cili i kemi parë dhe lexuar mesazhet që bën nga fillimi në fund një tender. Ne këtu hyjmë, mos po i prishin Ramës qeverinë? Ta lënë qeverinë të vjedhin?
Denis Dyrnjaja: Ne kemi Ilir Metën që na tha gjykata nuk është është provë e vërtetë. Bushati thotë nuk i bëjmë gjyqin dhe i bëri gjyëin ndërkohë.
Andi Bushati: Balluku mundet që, vëllai, komshiu, i dashuri tja ketë shkruar ai dhe mund të mos jenë prova. Por nuk po diskutohet kjo. Asnjë nuk thotë Belinda Balluku nuk ka manipuluar tenderin, por po thonë duke pezulluar një njeri që prezumohet si hajdut, po bëjmë grusht shteti. Duke pezulluar një njeri që ka vjedhur duke shfrytëzuar zyrën, por vjedhim kompetencat e kryeministrit. Me sa duket, edhe mbrojtësit e Ballukut, ngaqë e dinë se është deri këtu, nuk bëjnë debat a ka apo jo prova, por a po na cënohet kushtetuta.
Për mua, SPAK-u që të ishte laboratorisht korrekt dhe të bënte process të pasharë, duhet ta çonte për imunitet Ballukun. Çështja që ka zgjedhur për ta kapur veshin kështu… vjen se ka marrë mesazhin nga Rama, që unë Belindën nuk e dorëzoj, nuk ia heq imunitetin, është detyruar të gjejë artificën. Debati nuk është si po vepron SPAK. Puna është ta lëmë gënjimin e publikut se po shkelet Kushtetuta, se po rrëmbehen kompetencat e Edi Ramës, sepse ai ka kompetenca edhe mbi Federatën e Futbollit…
Kur secili mbrohet, ne marrim rast pas rasti, ka të drejtë filani mbi kauzën me të cilën po mbrohet. Nëse Veliaj, që për mua është hajdut recidivist si Balluku, mbrohet në GJK dhe thotë mua kryeministri nuk më shkarkon dot, kjo gjë ha diskutim dhe duhet gjykuar. Varet për cfarë shkon.
