Irlanda, Spanja dhe Holanda do të bojkotojnë Eurovisionin e vitit të ardhshëm, pasi Izraelit iu dha leja për të konkurruar pavarësisht se disa transmetues pjesëmarrës bënë thirrje për përjashtimin e tij.
Këto shtete ishin në mesin e vendeve që kërkuan përjashtimin e Izraelit, për shkak të kostos humanitare të luftës në Gaza.
Pavarësisht thirrjeve për të mbajtur votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, anëtarët në vend të kësaj miratuan një set të ri rregullash, të cilat synojnë të mbrojnë integritetin e festivalit.
Në një deklaratë, transmetuesi holandez theksoi se “pjesëmarrja në rrethana të tilla është e papajtueshme me vlerat publike që ne i konsiderojmë thelbësore”.
Ndërkohë, televizioni spanjoll RTVE u shpreh: “Bordi drejtues i RTVE ka vendosur që nga shtatori i kaluar se Spanja do të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli është pjesë e tij”.
Ky vendim është mirëpritur edhe nga spanjollët.
Pavarësisht se pritet që edhe Sllovenia dhe Islanda të tërhiqen nga gara, organizatori i konkursit ka deklaruar se Eurovizioni nuk është në krizë.
Drejtori i konkursit, Martin Green, tha se vendimi ndoqi një proces demokratik dhe neutraliteti i konkursit është mbrojtur.
Konkursi i Këngës në Eurovision daton që nga viti 1956 dhe arrin rreth 160 milionë shikues./mxh
