Last Updated on 29/07/2026 by Anisa
Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi rezulton pjesëtar i një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.
Pritet që i riu të ekstradohet drejt Italisë, pasi prokuroria italiane në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të.
“Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, konkretizuar nëpërmjet shkëmbimit intensiv të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi L. B., 23 vjeç.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian”, njofton policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali./ad
