Last Updated on 09/03/2026 by Monika
Një shtetas i huaj turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Saukut, në Tiranë.
Sipas një njoftimi paraprak të Policisë, 39-vjeçari është paraqitur për mjekim në spital rreth orës 19:25, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./mxh
