Last Updated on 04/02/2026 by Monika
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës. Autori është një 17-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.
Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).
Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën./mxh
