Last Updated on 04/02/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vatikan ku do të takohet me Atin e Shenjt Papa Leo.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij në bazilikën e Genazzano, ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë.
Rama shkruan se që kur shëmbëlltyra e Zojës u vendos në këtë bazilikë, asnjë kryetar i shtetit shqiptar nuk ka shkelur në Bazilikën e Genazzanos
Postimi i Ramës
VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë./mxh
